UEFA dhe qeveria shqiptare harrojne racizmin. Njera merret me teknikalitete, tjetra me viziten e Rames!!

Shqipëria

UEFA dhe qeveria shqiptare harrojne racizmin. Njera merret me teknikalitete, tjetra me viziten e Rames!!

Nga: Sali Berisha Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:16

Te dashur miq, futbollistet tane, qe me qendrimin e tyre dinjitoz, te qyteteruar dhe burreror ne Beograd na bene te gjtheve krenare, sot pas nje jave jane te braktisur padrejtesisht, per te mos thene edhe me teper. Cilido qe lexon pikat per te cilat do te gjykohet Serbia ne UEFA kupton menjehere dy synime te pandershme te atij apo atyre qe i kane formuluar.

Se pari, shmanget me qellim me e renda, dhe Serbia nuk akuzohet askerkund per eksplozionin e racizmit dhe albanofobise ne stadiumin e Beogradit, me te cilin veçse sa nuk i hengren te gjalle futbollistet shqiptare qe ne minuten e pare te ekzekutimit te himnit tone kombetar.

Se dyti, ekipi yne hetohet per fluturakun dhe banderolen qe hodhi mbi stadium nje emigrant shqiptar ne Itali si dhe per refuzimin per vazhdimin e lojes nga ekipi yne, ne vend qe te hetohet ai qe donte te vazhdohej loja dhe te krijohej nje baterdi e vertete ne stadium.

Ne Shqiperine zyrtare, njelloj si ne UEFA-n zyrtare, nuk flitet me per albanofobine ne stadiumin e Beogradit, ne establishmentin e Beogradit zyrtar, ne rruget e qyteteve te Serbise kunder pronave te shqiptareve qe shpertheu nga prania dhe paraqitja dinjitoze e futbollisteve tane. Tirana zyrtare dhe gjysem zyrtare ben sikur nuk ka ndodhur asgje dhe gjithçka eshte perqendruar tek obsesioni i Edi Rames per te vizituar Beogradin dhe nese duhet shtyre apo s'duhet shtyre vizita e tij ne Beograd. Mediat dhe makineria propagandistike serbe me lajmet qe fabrikojne dhe manipulojne po vendosin ne harrese jo vetem per te tjeret por mjerisht edhe per shqiptaret ato shfaqje te shemtuara raciste anti-shqiptare, qe me 14 tetor 2014 tronditen Europen dhe mbare boten e qyteteruar!! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat