Komisioni hetimor, Paloka: Pro nëse të huajt futen garant

Shqipëria

Komisioni hetimor, Paloka: Pro nëse të huajt futen garant

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:58

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha se të huajt duhet të japin garanci për marrëveshjen e komisionit hetimor mes opozitës dhe mazhorancës. “Garancia kërkohet nga këta, jo nga Rama. Unë në fakt nuk kam asnjë besim se edhe sikur të nënshkruhet një marrëveshje e tillë, Rama do t’i qëndrojë, sepse e ka treguar me kohë se marrëveshjet nuk i zbaton”, thotë Paloka.

Ai shpjegoi se e vetmja gjë që opozita kërkon është që kjo mazhorancë të zbatojë Kushtetutën e këtij vendi, ligjet, vendimet e gjykatave të këtij vendi, të gjitha të shkelura nga kjo mazhorancë. Pyetjes se a do të kthehet opozita në Kuvend pa u plotësuar kushtet e vëna edhe nëse i rrezikohet djegia e mandateve, Paloka përgjigjet shkoqur:

“Mbase dikush mendon se do të vijë 6-mujori dhe këta do detyrohet të futen, se do të humbin mandatet! Atëherë do të jetë fundi i gjithçkaje. Ai do të jetë momenti kur praktikisht ky vend nuk do të ketë më opozitë dhe shqiptarët do të duhet të luftojnë për të rikthyer demokracinë në Shqipëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat