INUK shpërthen një banesë pa leje në Vaqarr

Shqipëria

INUK shpërthen një banesë pa leje në Vaqarr

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:06

Vijon aksioni i INUK-ut në kryeqytet. Sot INUK shembi një banesë 4-katëshe me shpërthim të kontrolluar. Aksioni i ndërmarrë kundër ndërtimeve pa leje, u zhvillua në Vaqarr, në zonën e njohurr si ‘Ura e Beshirit’.

Nga shembja e objektit pa leje nuk raportohet të ketë pasur dëmtime në banesa të tjera. Ky aksion u ndërmor në kuadër të projektit për zgjerimin e aksit Tiranë-Vaqarr, për shembjen e objekteve të paligjshme në të dy anët e rrugës.

Gjatë këtij aksioni u bllokua lëvizja e makinave nga ora 13:00-15:30 në aksin Tiranë-Vaqarr. Ndalimi i qarkullimit të makinave, u krye për arsye sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat