Kutia e ndihmës së shpejtë, policia çon në komision drejtuesit e automjeteve që nuk e disponojnë

Shqipëria

Kutia e ndihmës së shpejtë, policia çon në komision drejtuesit e automjeteve që nuk e disponojnë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 20:08

Nese nuk keni kutine e ndihmes se shpejte ne automjet, policia rrugore ju con ne komision duke ju vendosur gjoba maksimale.
Krahas ngritjes së njësisë task forcë e cila konstaton dhe merr masa ndaj shkeljeve të qarkullimit rrugor, mungesa e kutise së ndihmës së shpejtë mund të jetë shkak i gjobitjes.
Për këtë brenda pak ditësh policia rrugore ka bllokuar dokumentacionin e dhjetra automjeteve duke i gjobitur maksimalisht, madje në disa raste duke dërguar drejtuesit e tyre përpara komisionit të vlerësimit të policisë rrugore.
Në nenin 72 të kodit rrugor mbi sistemet e pajimit thuhet se automjetet duhet të pajisen me kutinë e ndihmës së shpejtë dhe në rast të mungesës së saj ndëshkohen me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë por jo marrjen e dokumentacionit dhe dërgimin të drejtuesve para organit administrative shtetëror.
Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor prej muajit tetor kontrollohen nga Task-Forca e Policisë Rrugore me një projekt pilot në Tiranë e më pas brenda vitit për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Në më pak se 1 javë, janë arrestuar 46 persona për drejtim mjeti pa patent janë bllokuar 32 mjete për mungesë dokumentacion dhe gjoba të pashlyera si dhe janë hequr 224 leje drejtimi.
Sipas Ministrisë së Brendshme në terren janë disa njësi lëvizëse të grupeve Task Forcë. Policia bëri me dije se janë vendosur 2530 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor,ndërsa patenta iu janë hequr dhe politikanëve për tejkalim shpejtësie dhe mos respektim semafori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat