PD ngre “Dy gishtat” në Kavajë: Do rrëzohet ai që vuri dorë mbi të (Video)

Shqipëria

PD ngre “Dy gishtat” në Kavajë: Do rrëzohet ai që vuri dorë mbi të (Video)

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 19:28

Ora 17:00 ka mbledhur në Kavajë pothuajse të gjithë grupin parlamentar demokrat me në krye kreun e grupit Edi Paloka (në foto) në mbështetje të protestës qytetare për shembjen e Obiliskut të Demokracisë nga INUK.
Qytetarët sëbashku me opozitën shprehën revoltën për këtë akt, që sipas tyre është një vandalizëm dhe hakmarrje e Kryeministrit Rama ndaj simboleve te demokracise.
deputetet e pd tek 2 gishtat
Ata shprehen të vendosur se do të vijojnë protestat deri në rikthimin e “dy gishtave” në sheshin “Demokracia”.
Për deputetin Arben Imami shembja e simbolit të demokracisë në Kavajë përmbushi ëndrrën e Ramiz Alisë dhe komunistëve.
imami
“Kulturalisht ky është një akt vandal dhe primitiv, politikisht është një akt revanshi dhe hakmarrje ndaj demokracisë shqiptare. Asgjë më shumë nuk do të kishte dashur dhe nuk do kishte ëndërruar Ramiz Alia edhe gjithë komunistët në pushtet atë kohë sesa shembjen e simbolit të demokracisë në qytetin e demokracisë”.
aldo
“Po sikur demokratët të vinin në pushtet me 1/100 e urrejtjes që ka ardhur sot Edi Rama, çfarë do të ndodhte në Shqipëri. As majtas as djathtas nuk e duan këtë klimë urrejtje që ky njeri po nxit sot pas 24 vitesh. Edi Rama erdhi dhe rrëzoi simbolin e lirisë, por nuk mund të rrëzohet simboli i lirisë, do rrëzohet ai që guxoi të dilte kundër këtij simboli”tha Aldo Bumçi.
Deputetja Mesila Doda tha se u takon qytetarëve të Kavajës më së pari, të frenojnë këtë monstër me fytyrë njerëzore. Sipas saj Rilindja e kuqe duhet të ketë një pengesë.
deputetet e pd tek 2 gishtat3
“ Nëse ka dikush që mendon se na ka futur frikën e ka gabim. Visi, Edi dhe gjithës shpura tjetër do ta dinë se prapë në këtë shesh do të vinë dy gishtat lart, prapë në këtë shesh do të festojmë fitoren e demokracisë dhe prapë në këtë shesh do të fillojë vala e atyre që nuk durojnë diktaturën, të cilët janë për rilindjen e të djathtës shqiptare. Përshëndes sot një brez heroik, studentët e dhjetorit. Unë besoj se nëse sot ata do ishin në Kavajë ky Monument nuk do të shembej sepse ne dimë ku ndërtojmë. Sepse kemi ende fuqi të themi boll, mjaft krimit të vjetër dhe krimit të ri.
Krimi i vjetër në bashkëpunim me krimin e ri, sallat e pionerit bashkë me thasët e drogës i keni këtu prapa nesh. Kjo është fytytra që solli vota e rilindjes së kuqe. Askush nuk ka frikë ti thërrasë në emër kriminelët e vjetër dhe të rinj, por ne sëbashku duhet të marrim një aksion moral të madh në vend. Sot u takon qytetarëve të Kavajës më sëpari ti thonë boll kësaj monstre me fytyrë njerëzore. Rilindja e kuqe do të duhet të ketë një pengesë. Nuk është puna e shembjes së një Obelisku, por goditja e simbolit të lirisë”.
PALOKA
“Rama ka ardhur me një qëllim të vetëm, të hakmerret ndaj demokratëve, të hakmerret për babain e tij shpirtëror dhe atë që i ka bërë kokën. Kush mendon se na ka shembur simbolin, se na ka thyer shpirtin e ka shumë gabim. Kush mendon se do të na shtypë e ka gabim dhe do ta paguajë të gjithë këtë revansh që ka ndërmarrë jo vetëm ndaj demokratëve, por të gjithë shqiptarëve. Jemi këtu prë ti treguar atij zotërisë se nuk do ta ketë lehtë ta rikthejë Enverin në Shqipëri. Demokracia do triumfojë prapë dhe Rama do të jetë ai që sëbashku me baballarët e tij do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë” tha Paloka, i cili mbylli kështu edhe protestën e sotme.
Nga ana tjetër kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi thotë se shembja e tij ishte e paevitueshme për shkak të ndërtimit të qëndrës së re të Kavajës.
Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, Roshi premtoi një Monument të ri që sipas tij do të inagurohet bashkë me sheshine ri, këtij të fundit pa i ndryshuar emrin, në mars të 2015.
Kryebashkiaku dha garancinë se Monumenti do të jetë më i bukuri që është parë ndonjëherë në rruzullin tokësor, në bronz dhe do të vendoset përballë ish-Obeliskut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat