Ardhja e Papës, LRI-ja aksion për pastrimin e rrugëve

Shqipëria

Ardhja e Papës, LRI-ja aksion për pastrimin e rrugëve

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 21:45

Lëvizja Rinore për Integrim, nën moton “Ndihmoj vendin tim”, ka zhvilluar sot një aksion për pastrimin e rrugës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të kryeqytetit, aksi në të cilën do të kalojë Papa Françesku.

Qindra të rinj anëtarë të LRI-së dhe simpatizantë të LSI-së, kanë marrë pjesë në aksionin për pastrimin e ambientit duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone dhe në përmirësimin e imazhit të vendit.

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, nëpërmjet një prononcimi për mediat, ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë, duke theksuar se vizita e Papa Françeskut simbolizon solidaritetin, paqen, harmoninë dhe bashkëpunimin.

“Lëvizja Rinore për Integrim ka ardhur për të dhënë kontributin për pastrimin e këtij aksi rrugor duke filluar nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Tiranës.

Dita e nesërme është një ditë historike për të gjithë ne, ndaj të gjithë shqiptarët duhet të japin kontributin e tyre. Vizita e Papa Françeskut është një vizitë e cila simbolizon solidaritetin, paqen , harmoninë dhe bashkëpunimin.

Të gjithë ne, më shumë se kurrë kemi nevojë për më shumë paqe, më shumë solidaritet dhe më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin. Menduam që gjërat mund të realizohen po të ketë një vullnet të përbashkët për t’i çuar ato deri në fund dhe për t’u larguar nga konflikti, i cili e çon shoqërinë më shumë në një tension se sa në zgjidhjen e problemeve që kanë njerëzit sot”, u shpreh kreu i LRI-së Braimllari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat