Katër ministra dorëzojnë mandatin e deputetit

Shqipëria

Katër ministra dorëzojnë mandatin e deputetit

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:40

Katër ministra të qeverisë Rama kanë dorëzuar mandatin e deputetit.

Mësohet se mandatin e deputetit e kanë dorëzuar sot në Kuvend ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Ndarja e funksioneve të ministrit dhe të deputetit ishte një premtim elektoral i socialistëve, që nisi të aplikohej në muajin dhjetor. Për të mos humbur shumicën në Kuvend, mandatet u dorëzuan në grupe. Shtatë të parët që dorëzuan mandatet ishin Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Nasip Naço, Erjon Veliaj dhe Milena Harito. Ndërsa, pas zëvendësimit të tyre, radha i takoi ministrave: Mimi Kodheli, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja dhe Saimir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat