Mediat e huaja: Rama po pergatit arrestimin e Sali Berishës

Shqipëria

Mediat e huaja: Rama po pergatit arrestimin e Sali Berishës

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 20:02

“Qeveria e kryeministrit Edi Rama po përgatit arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha”, raportojnë sot media greke duke cituar burime nga Tirana zyrtare. Sipas tyre, qeveria ka hartuar një plan që do të çojë në prerjen e një fletë-arresti ndaj Sali Berishës, duke u përqendruar në akuza për korrupsion e tradhti ndaj atdheut, lidhur me ngjarjen e “21 Janarit”, Marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, korrupsion me rrugën Durrës-Kukës dhe ngjarjen e Gërdecit.

Mediat greke citojnë se “me arrestimin e Sali Berishës, qeveria e kryeministrit Rama dëshiron të provojë se është e gatshme për t'u marrë me fenomenin e korrupsionit”, duke shtuar se “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë arsyeja kryesore për dështimin e Shqipërisë për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.

Ku përqendrohen akuzat sipas medieve në Greqi:
1. Ngjarja e 21 janarit 2011 ku u vranë në një demonstratë jashtë godinës së Kryeministrit, katër qytetarë.

2. Për rastin e Gërdecit Shpërthimi i municionit në fshatin Gërdec ku 26 persona u vranë dhe të paktën 300 mbetën të plagosur dhe 4000 shtëpi u shkatërruan. Rasti sipas medias greke përfshin Berishën dhe djalin e tij.

3. Ndarja e detit, marrëveshja me Greqinë për të përcaktuar kufijtë detarë “Kjo konsiderohet tradhtia më e madhe e atdheut pas shitjes së Shën Naumit dhe kapitullimit të Ahmet Zogut. Në këtë akuzë shihen si përgjegjës Sali Berisha kur ishte kryeministër dhe Lulzim Basha në rolin e ministrit të Jashtëm.

4. Korrupsioni. Berisha konsiderohet si i përfshirë në aferë korruptive në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës. 5. Grushti i shtetit në 14 shtator 1998. Ish kryeministri Berisha identifikohet si arkitekt i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, ngjarje e ndodhur pas vrasjes së liderit demokrat, Azem Hajdari, shkruajnë mediat greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat