Basha: Rama i papërgjegjshëm, po bllokon projektet e Tiranës

Shqipëria

Basha: Rama i papërgjegjshëm, po bllokon projektet e Tiranës

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 11:10

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, akuzoi sot kryeministrin Rama se po bllokon të gjitha projektet madhore në kryeqytet.

Gjatë përurimit të shkollës “Ahmet Gashi” në Laprakë, Basha deklaroi se kreu i qeverisë ka bllokuar çdo vepër publike në Tiranë, si një shenjë hakmarrjeje kjo dhe papërgjegjshmërie.

“Rama ka bllokuar çdo vepër publike në Tiranë, ka bllokuar ndërtimin e bulevardit dhe të terminalit, ai është i papërgjegjshëm dhe hakmarrës dhe të gjitha këto i ka bërë nga mllefi. Në një vend normal me një kryeministër normal, nuk është kjo situata, këto projekte mbeten të bllokuara. Buxheti i Tiranës duhet të shkonte në gjykatë që të ç’bllokohej, sepse Edi Rama e bllokoi”, tha Basha.

Përsa i përket akuzave të kryeministrit i cili tha se Basha e ka braktisur Tiranën, kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht luftës politike që po zhvillon Rama, ai është i vendosur që të drejtojë bashkinë për t’i shërbyer qytetarëve të Tiranës:

“Sado luftë politikë të zhvillojë me bashkinë apo qytetarët, unë jam i vendosur ta drejtoj bashkinë për t’i shërbyer banorëve të Tiranës. Puna ka vazhduar dhe do të vazhdojë, e keqja mund të ulet këmbë kryq për një periudhë, por nuk mund të triumfojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat