Rama: Lufta ndaj ndërtimeve pa leje, si lufta ndaj drogës

Shqipëria

Rama: Lufta ndaj ndërtimeve pa leje, si lufta ndaj drogës

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 10:48

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit për prishjen e objekteve pa leje. Ai thekson se lufta kundër ndërtimeve pa leje është e barabartë me luftën kundër drogës.

“Lufta policore kundër ndërtimtarisë pa leje me të njëjtën përmasë e seriozitet si lufta kundër drogës!Shkatërrimi e shëmtimi do të ndalen”- shkruan kryeministri.
Në një tjetër postim ai thekson se do i jepet fund abuzimeve me pushtetin e autoriteteve vendore. “Do të ndalet medoemos edhe abuzimi i frikshëm me pushtetin i autoriteteve vendore që kanë dhënë leje në shkelje të ligjeve e planeve vendore”- shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat