PD reagon për humbjen e dëshmitarit kyç në procesin e vëllait të deputetit Frroku

Shqipëria

PD reagon për humbjen e dëshmitarit kyç në procesin e vëllait të deputetit Frroku

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 10:39

Partia Demokratike konsideron se procesi gjyqësor ndaj Arben Frrokut është i manipuluar dhe për këtë fajtor është kryeministri Rama, për të fituar votën e deputetit Mark Frroku, vëllai i të akuzuarit. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi ka dekalruar se humbja e kontakteve të dëshmitarit kyç, me Statusin i Mbrojtur nga Policia e Shtetit , është skandal i përmasave të jashtëzakonshme. Sipas saj, ky është instalimi i metodave mafioze, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe Kryeministrin e vendit. PD i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë para ligjit përgjegjësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat