Djali i madh i Edi Ramës: Uroj që Edi të jetë baba i mirë me Zahon

Shqipëria

Djali i madh i Edi Ramës: Uroj që Edi të jetë baba i mirë me Zahon

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 13:23

Djali i madh i Edi Ramës,nga martesa tjetër, 24 vjeçari që quhet Greg ka uruar që Kryeministri shqiptar të jetë baba i mirë me Zahon e vogël “Me mua, Edi, një shok i mirë, uroj që me Zahon të jetë baba i mirë” ka thënë ai.

Një ditë më parë, ai u bë me vëlla. Me 24 vjet diferencë, Gregu dhe i porsalinduri Zaho janë dy djemtë e kryeministrit. Në një intervistë për gazetën “Dita”, Greg Rama rrëfen emocionet e para pasi mori lajmin nga i ati. Ndjenjat dhe kujtimet e djalit të madh të kryeministrit, lumturia e ardhjes së një pjesëtari të ri në familje dhe mendimi për emrin e vogëlushit, që u komentua aq shumë në ditën e tij të parë të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat