Shtohet çifti Rama, vjen në jetë Zaho

Shqipëria

Shtohet çifti Rama, vjen në jetë Zaho

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 12:25

Paraditen e së premtes në maternitetin “Koço Gllozheni” në kryeqytet ka ardhur në jetë Zaho, pjesëtari më i ri i familjes Rama.

Kryeministri Edi Rama njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale mbërritjen në jetë të Zahos, djalit të tij nga martesa me Linda Ramën.

“Linda solli në jetë Zahon”, shkruan Rama në postimin e shoqëruar me një fotografi nga dora e foshnjes së sapolindur.

Kryeministri Rama u bë baba për herë të dytë, 25 vite pas ardhjes në jetë të Gregorit, djalit të tij nga martesa e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat