Punonjësit vjedhin në Bankën e Shqipërisë

Shqipëria

Punonjësit vjedhin në Bankën e Shqipërisë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 23:21

Vjedhje në Bankën e Shqipërisë. Alarm i kuq konsiderohet ngjarja që është zbuluar këto ditë në Bankën Qendrore të Shqipërisë.
Drejtuesit e saj kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës dy punonjës, me inicialet A.B. dhe M.B. për përvetësim të kartëmonedhave dhe monedhave që kishin në ngarkim. Për shkak të rëndësisë së madhe dhe faktit që konsiderohet sekret shtetëror, hetimi për këtë ngjarje po kryhet në fshehtësi të plotë.
Madje nuk dihet sesa është shuma e përfituar nga punonjësit e bankës, veçse përllogaritet në shifra të mëdha. Kjo edhe për arsye se të dy këta persona janë punonjës në Departamentin e Emisionit, çka konsiston në emetimin e kartëmonedhave të prerjeve të ndryshme, nga 200 deri në 5 mijë lekë, si dhe të monedhave.
Ndërkohë, në këtë departament bëhet dhe ruajtja dhe zëvendësimi i parave të dëmtuara nga qarkullimi. Hetimet po kryhen me intensitet, ndërsa për momentin punonjësit janë në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat