PD: Rama kryeministër i fasadave, hakmerret ndaj Tiranës duke bllokuar çdo gjë (Video)

Shqipëria

PD: Rama kryeministër i fasadave, hakmerret ndaj Tiranës duke bllokuar çdo gjë (Video)

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 17:06

Deputeti Bogdani denoncon planet e Ramës për qendrat e qyteteve dhe akuzon kreun e qeverisë për bllokimin e gjithë projekteve zhvilluese të kryeqytetit:

“Pas 300 dite dështime, pa asnje bilanc pozitiv, pa asnjë investim, pa asnjë vend të ri pune, Edi Rama u rikthye tek fasadat kësaj here tek ato të Korçës. Si ish kryebashkiak i dështuar, Edi Rama në këto 300- ditë është kujdesur vetëm të bllokojë çdo investim për qytetarët e Tiranës.

Në 300 ditë Rama ka bllokuar strehimin dhe banesat sociale, kopshte të reja, çerdhe të reja, shkolla të reja dhe çdo investim për qytetarët e Tiranës.

Në 300 ditë Edi Rama bllokoi varrezat e qytetit të cilat për më tepër i kishte lënë në mëshirë të fatit për 11 vite me radhë kur ishte kryebashkiak.

Në këto 300 ditë Edi Rama bllokoi zgjatimin e Bulevardit.


Fakti është se në 300 ditë Edi Rama nuk i akordoi asnjë lekë për investime për qytetin dhe qytetarët e Tiranës.

Për më tepër, në një hakmarrje primitive Edi Rama i kthehet kësaj zone autoktone tiranase duke e bllokuar, duke mos lejuar qytetarët e saj për ta zhvilluar pronën e tyre, duke mos i lejuar këto familje autoktone tiranase të zhvillojnë pronën e tyre për një fakt shumë të thjeshtë; sepse nuk ia dhanë votën dhe mbështetjen.

Kjo është një hakmarrje që Rama sot si Kryeministër ua bën qytetarëve të Tiranës të cilët dje e nxorrën nga Bashkia e Tiranës.

Pak por e saktë, Edi Rama në këto 300 dite nuk po sillet dhe nuk po di të punojë si kryeministër i vendit, por sillet si kryebashkiak i dështuar duke iu rikthyer edhe njëherë fasadave me shpresën për të mashtruar qytetarët me fasada , por duke harruar se shqiptaret duan më shumë punë, më shumë rritje ekonomike, shqiptarët duan më shumë siguri për jetën e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat