Rama në Korçë: Do të rilindim sheshet "komuniste"

Shqipëria

Rama në Korçë: Do të rilindim sheshet "komuniste"

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 12:39

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në rikonstruktimin që po i bëhet qendrës së qytetit të Korçës.

Ai tha nga ky qytet se rikonstruksioni që po i bëhet Korçës është pjesë e një projekti të madh ndërkombëtar për transformimin e qendrave urbane.

Rama shtoi se do të rikonstruktohen gjithsej mbi 70 qendra qytetesh në të gjithë Shqipërinë, të cilat, sipas tij, ngjasojnë si sheshet në "kohën e komunizmit".

"Në inspektimin e punimeve të projektit për rikonstruksionin e një ndër shesheve të qendrës së qytetit të Korçës, pjesë e projektit të madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit, që shtrihet në mbi 70 qytete", ka shkruar Rama në Facebook.

Sipas tij, ky është fillimi i një zinxhiri investimesh që do të jetë më i madh se 20 vitet e fundit të marra së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat