Gjykata Strasburgut rrëzon kërkesën e qeverisë shqiptare

Shqipëria

Gjykata Strasburgut rrëzon kërkesën e qeverisë shqiptare

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 16:47

Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e qeverisë shqiptare për shtyrjen e afatit të shqyrtimit të dosjeve kundër Shqipërisë. Mësohet se gjykata ka njoftuar Avokaturen e Shtetit, duke njoftuar se kërkesa e tyre nuk është pranuar, çka pritet që brenda pak kohë të ekzekutohet gjoba ndaj shtetit shqiptare me një vlerë prej 8 mln euro si dhe rreth 60 vendime të tjera.

Gjykata e Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, rrëzoi kërkesën e qeverisë shqiptare për pezullimin e çështjeve nga kjo gjykatë edhe për 18 muajt e ardhshem. Vendimi i gjykatës, erdhi vetëm pak kohë pasi qeveria shqiptare me asistencën e zv.ministrit të Drejtësisë, Idlir Peçi bëri të ditur kërkesën për shtyrjen e afatit të shqyrtimit të çështjeve nga kjo gjykatë. I kontaktuar në telefon, zëvëndësministri Peçi nuk kishte dijeni për këtë vendim, duke u shprehur se me Gjykatën e Strasburgut është në kontakt Avokatura e Shtetit. Nga ana tjeter Avokatja e Përgjithshme e Shtetit Alma Hicka, nuk pranoi të prononcohet për pasojat që mund të ketë shteti shqiptar.
Pas kesaj, qeveria shqiptare duhet të paguajë brenda pak muajsh shpërblimin financiar edhe për çështjet e përfshira në vendimin e datës 8 prill 2014 “Karagjozi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, në një vlerë prej më shumë se 8 milion Euro. Burime nga Ministria e Financiave deklarojnë se qeveria nuk është në gjendje të paguajë kete shumë.
Vec kesaj, Gjykata e Strasburgut do të shprehet me vendim edhe për 60 çështje, të cilat ishin pezulluar me heret, per t’i lënë kohë qeverisë shqiptare të gjente zgjidhjen për dhënien e shpërblimit financiar në favor të ankuesve. Shuma qe do te duhet te paguaje shteti shqiptar, pas vendimeve te tjera pritet te jete dhjetëra milione euro.
Kjo situatë do të vështirësojë pozitën e qeverisë shqiptare, e cila aktualisht nuk është në gjendje të paguajë vlera të tilla të konsiderueshme. Në këto kushte, qeveria duhet të kërkojë burime financimi ose do të detyrohet që te paguajë me keste, duke u ngarkuar edhe me interesa penalizuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat