Një helikopter i panjohur ulet tek vilat qeveritare në Dhërmi

Shqipëria

Një helikopter i panjohur ulet tek vilat qeveritare në Dhërmi

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 15:01

Një helikopter i panjohur ka flutuar mbi plazhin e Dhërmiut rreth mesditës, duke tërhequr jo pak vëmendjen e pushuesve dhe më pas është ulur në vilat qeveritare, aty ku zakonisht pushojnë kryeministra e drejtues të tjerë të qeverisë.

Këto vila janë jo pak të njohura pasi deri vjet frekuentoheshin gjatë verës nga ish -kryeministri Berisha. Nuk dihet se kujt i përket ky helikopter, pasi nuk ngjan as me mjetet qeveritare apo të kompanive që ofrojnë fluturime përmes tyre në Shqipëri. Po kështu nuk dihet as se kë ka transportuar ai në këto vila pushimi.

Edhe dje, në të njëjtën orë, një helikopter tjetër, kësaj here ushtarak, ka fluturuar fare ulët mbi kokat e pushuesve. Këto mjete janë të pazakontë për këtë zonë. Edhe ky helikopter nuk dihet se kujt i përket. Fluturimi i tij mbi plazhin e Dhërmiut ndoshta ka të bëjë me një kamp ushtarak me çarda, që është ngritur në Dhërmi për herë të parë këtë vit dhe që mban logon EUROFOR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat