Pezullimi i Dekanit të Mjekësisë, studentët në protestë

Shqipëria

Pezullimi i Dekanit të Mjekësisë, studentët në protestë

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 21:32

Një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë dolën në protestë kundër urdhërit të Rektorit Ali Refatllari për pezullimin nga detyra e Dekanit të fakultetit Bajram Hysa.

Ata u mblodhën përpara fakultetit të Mjekësisë dhe në deklaratën e tyre e cilësuan vendimin për pezullimin e dekanit të qëllimshëm. Sipas tyre ky vendin erdhi pasi dekani Bajram Hysa denoncoi një sërë problematikash të fakultetit të shkaktuara nga rektorati i Universitetit Mjekësor.

Një tjetër arsye sipas studentëve që çoi rektoratin në këtë vendim ishte edhe mbështetja që dekani Hysa i’u dha studentëve që lobuan kundër ligjit për arsimin e lartë.

Studentët thanë se pezullimi i tij është një luftë e hapur, që rektorati i ka shpallur dekanatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat