Meta-Shalom: Izraeli i interesuar të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë

Shqipëria

Meta-Shalom: Izraeli i interesuar të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 14:06

Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin për praninë gjithnjë në rritje të kompanive izraelite në Shqipëri, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe menaxhimit të ujerave duhet forcuar në mënyrë konkrete dhe se Shqipëria është e hapur për investimet që vijnë nga Izraeli në këtë drejtim. Ministri i Energjisë dhe Ujërave, Sylvan Shalom shprehu kënaqësinë për intensifikimin e vizitave të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe vuri në dukje se Izraeli është i interesuar të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend me burime natyrore dhe me peshë dhe rëndësi të veçantë strategjike në rajonin e Ballkanit. Kryetari Meta dhe Ministri Shalom ndanë bindjen se Shqipëria mund të përfitojë nga “know-how” dhe ekspertiza izraelite në drejtim të energjisë së rinovueshme, gazifikimit të rajonit dhe menaxhimit efikas të ujërave dhe burimeve të tjera, bashkëpunim që merr një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të projektit TAP. Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tel Aviv Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit izraelit, zhvilloi një vizitë në Parkun e Kompanive “High Tech” si dhe zhvilloi një shëtitje me biçikletë të organizuar nga Bashkia e Tel Avivit në mbështetje të projekteve ekologjike të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat