ISIS shpall shtetin islamik, përfshin edhe Shqipërinë

Shqipëria

ISIS shpall shtetin islamik, përfshin edhe Shqipërinë

Më: 1 korrik 2014 Në ora: 08:18

Grupimi islamik ISIS shpalli krijimin e shtetit islamik apo ndryshe kalifatit në territoret që kontrollojnë në Irak dhe Siri.

Disa ekspertë thonë se ky është zhvillimi më i rëndësishëm në xhihadizmin ndërkombëtar që pas 11 Shtatorit 2001.

Pasi shpallën kalifatin, militantët suni, që disa ekspertë i përshkruajnë edhe më brutalë se Al Kaeda, kërkuan besnikëri nga të gjithë myslimanët në mbarë botën.

Madje ata publikuan një hartë se si do jetë kalifati pas pesë vitesh.

Edhe Shqipëria, sikundër pjesë të mëdha të Azisë, Afrikës, por edhe Europës, parashikohet të jenë pjesë e këtij kalifati sikundër shikoni pamjen.

Në krye të kalifatit është vendosur Abu Bakr al- Bahdadi.

Pas krijimit të këtij shteti, ISIS thotë se ata do ndryshojnë emrin dhe do të quhen thjesht Shteti Islamik.

Mendohet se një grup me shqiptarë lufton përkrah këtyre militantëve islamikë. Në krye të tyre është Lavdërim Muhaxheri, që vlerësohet edhe si një nga figurat kryesore të Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat