Berisha – Kodheli debate në Parlament

Shqipëria

Berisha – Kodheli debate në Parlament

Më: 17 prill 2014 Në ora: 12:42

Parlamenti u përfshi sot në debate për implikimin e mundshëm të infrastrukturës së ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike.

Nga foltorja e kuvendit, Ish-kryeministri Berisha tha se: “Shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe shërbime të tjera ushtarake sipas burimeve nga Forcat e Armatosura kanë informuar me kohë Ministren e Mbrojtjes se aeroporti i Gjadrit është përdorur për trafik droge.

Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që Forcat e Armatosura të jenë përfshirë në trafikun e drogës dhe kërkoi nga prokuroria të hetojë çdo akuzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat