Bashkia Tiranë: S’ka më asnjë hapësirë për varrime

Shqipëria

Bashkia Tiranë: S’ka më asnjë hapësirë për varrime

Më: 15 prill 2014 Në ora: 10:58

“S’ka më asnjë hapësirë për të kryer varrime në kryeqytet”, ky është njoftimi zyrtarë që Bashkia e Tiranës ka marrë sot nga Ndërmarrja e Shërbimit Funeral .

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës shprehet se , kjo situatë ka ardhur nga bllokimi i buxhetit të Bashkisë e cila e ka të pamundur të kryejë shpronësimet e varrezave dhe realizimin e projekteve për krijimin e hapësirave të reja, varrezave murale dhe sistemimin e atyre ekzistuese.

Duke shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, Bashkia e Tiranës, në emër të qytetarëve i kërkon kryeministrit të zhbllokojë menjëherë buxhetin e Bashkisë, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje kësaj situate dramatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat