SMS-ja e Ramës: “Nga muaji Mars 2014 dyfish vrasje krahasuar me muajin Mars 2013″/ Berisha ironizon pasardhësin

Shqipëria

SMS-ja e Ramës: “Nga muaji Mars 2014 dyfish vrasje krahasuar me muajin Mars 2013″/ Berisha ironizon pasardhësin

Më: 11 prill 2014 Në ora: 22:35

Ish Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje në rrjetin social Facebook se Edi Rama ka pranuar dëScreen Shot 2014-04-11 at 9.20.13 PMshtimin në luftuen kundër korrupsionit:

Mesazh i Rames per Tahirin per kriminalitetin. Gjykojeni vete!!!

Te dashur miq, Edi Rama, qe vetem nje jave me pare deklaronte ne emisionin Opinion se vrasjet ne tremujorin e pare te vitit 2014 jane 30% me te ulta se ne te njejten periudhe te vitit 2013, i drejton sot mesazhin qe vijon zedhenesit te tij per rendin S. Tahirit ku pohon se vrasjet jane dyfishuar. Me poshte teksti i mesazhit qe Rama i drejtoi Tahirit per treguesit e kriminalitetit:

“Nga muaji Mars 2014 dyfish vrasje krahasuar me muajin Mars 2013, gjithashtu janë përkeqësuar gjithë treguesit e tjerë dhe kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët dhe shpresoj që për ty të mos jetë vetëm tregues statistike. Kjo nuk është kërkund ajo që ke marrë përsipër para meje dhe ne kemi marrë përsipër përballë qytetarëve, pra si unë edhe ti.
Eshtë e përsëritur thirrja për hir të punës dhe dashamirësisë njerëzore karshi teje, por k y kufi nuk mund të shkelet me neglizhencë fatale, si ky lëshim skandaloz i punës dhe për këtë nuk jam shum larg së menduari se problem je ti dhe jo vartësit e tu, dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta, por mua më takon të merrem me ty.
Unë besimin që të kam dhënë, detyra dhe pritshmëria e publikut se meritojnë gjëkundi këtë pritshmëri.
Flasim nesër për më tepër, por këto orë që kanë mbetur bëjë më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, çnuk ke bërë mirë e çdo bësh për t’I riparuar në qodftë se mundesh” (Ky eshte teksti origjinal siç ja ka derguar Rama Tahirit).

Gjykoni vete dhe vleresoni vete! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat