Sulmohet misioni “Eagle 8” në Afganistan, flet Ministria e Mbrojtjes shqiptare

Shqipëria

Sulmohet misioni “Eagle 8” në Afganistan, flet Ministria e Mbrojtjes shqiptare

Më: 10 prill 2014 Në ora: 18:35

Sulmohet një autokolonë e misioni “Eagle 8” në Afganistan. Ministria e Mbrojtjes informon se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, komanda e forcës Tokësore në vijim të komunikimeve të përditshme me misionet paqeruajtëse të Shqipërisë në botë, sot është vënë në dijeni të një ngjarje të ndodhur me misionin e “Eagle 8”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16.20 sipas orës lokale të Spin Boldak Kandahar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një autokolonë me tre makina në të cilat ndodheshin Amerikanë dhe Shqiptare kanë qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border në kufi me Afganistanin.

Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz, i cila ka shpërthyer. Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtime makina e parë, e cila ka qenë në gjendje të lëvizë, brenda së cilës ndodheshin trupa amerikane.

Ndërsa dy makinat e tjera të autokolonës ku ishin dhe pjesëtarët e “Eagle 8” nuk kanë pësuar goditje fizike. Deri tani raportohet vetëm për dy ushtarë amerikanë të mjetit të parë, të cilët janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Ministria e Mbrojtjes siguron familjarët e ushtarëve në Afganistan se s’ka asnjë të lënduar dhe se trupat tanë atje janë shëndosh e mirë dhe po vazhdojnë me kryerjen me sukses të detyrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat