Basha përshëndet fitoren e Orban në Hungari

Shqipëria

Basha përshëndet fitoren e Orban në Hungari

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:53

Frymëzim nga fitoja e së djathtës në Francë dhe Hungari ishte kryefjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjata fjalës së tij mbajtur dje më mbledhjen javore të Grupit Parlamentar. Basha e nisi fjalën e tij pikërisht duke përshëndetur simotrat evropiane ashtu si sukseset e dikurshme të partive komuniste në botë. “Më lejoni të ndajmë së bashku me partitë aleate, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe me gjithë zgjedhësit e qendrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri gëzimin për lajmet e ditëve dhe javëve të fundit në lidhje me fitoret e partive të së djathtës në zgjedhjet lokale në Francë dhe në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Në rastin e parë zgjedhësit francezë kanë ndëshkuar me votë politikat e së majtës në qeveri. Në rastin e dytë zgjedhësit hungarezë kanë rikonfirmuar e promovuar me votë politikat e qeverisë së qendrës së djathtë, duke mos rënë pre e iluzioneve populiste dhe demagogjike të opozitës së majtë, siç ka ndodhur më parë në disa vende të Evropës”, - deklaroi dje Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat