Përfshirja e vëllait të Kryeministrit, Edi Rama në delegacionin shqiptar në Izrael

Shqipëria

Përfshirja e vëllait të Kryeministrit, Edi Rama në delegacionin shqiptar në Izrael

Më: 27 tetor 2013 Në ora: 16:12

Partia Demokratike kërkon shpjegime nga kryeministri Edi Rama, mbi përfshirjen e vëllait të tij në delegacionin shqiptar në vizitën zhvilluar në Izrael. Ndjekim deklaratën e zëdhënëses së PD-së.

Laura Vorpsi, deklarata për shtyp
Një delegacion me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku bënin pjesë dhe zv-kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, si dhe vëllai i Kryeministrit Rama, ka vizituar së fundmi Izraelin.
Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama.
A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?
A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?
A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë?
Mbetemi me shpresën se Kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu sic ai ka premtuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat