Nishani: Akti shqiptar pёr mbrojtjen e hebrenjve, i mbёshtetur tek dashuria dhe respekti pёr njeriun

Shqipëria

Nishani: Akti shqiptar pёr mbrojtjen e hebrenjve, i mbёshtetur tek dashuria dhe respekti pёr njeriun

Më: 19 qershor 2013 Në ora: 11:55

(I plotësuar) - Presidenti, Bujar Nishani ka nisur turin e aktiviteteve tё tij zyrtare nё Izrael me njё vizitё nё Muzeumin e Yad Washem, Memorialin e Martirёve dhe Heronjve tё Holokaustit dhe vendosi njё kurorё nё Memorialin e Kujtesёs. Nё prani edhe tё disa anёtarёve tё familjeve izraelite, tё shpёtuara nga shqiptarёt, gjatё periudhёs sё Holokaustit, kreu i shtetit shqiptar dha njё intervistё pёr programin televiziv “Second Look”, ku nder te tjera vleresoi pikërisht aktin e shqiptaereve per mbrojtjen e hebrenjve. “Akti shqiptar pёr mbrojtjen e hebrenjve gjatё periudhёs sё Holokaustit pёrbёn njё qёndrim tё vetёdijshёm qё mbёshtetet tek dashuria dhe respekti pёr njeriun, pavarёsisё se fesё dhe racёs dhe kodi moral i fjalёs sё dhёnё e sakrifikimit pёr mikun – Besa”, u shpreh Presidenti Nishani.
Pёrfaqёsuesit e familjeve izraelite nё takim, theksuan me nota tё larta emocioni se mirёnjohja e tyre dhe e popullit pёr shqiptarёt do tё trashёgohen brez pas brezi nё familjet e tyre dhe brezat e ardhshёm.
Nё pёrgjigje tё interesimit pёr zhvillimet nё Shqipёri, Presidneti Nishani informoi bashkёbiseduesit pёr zhvillimet ekonomike dhe politike si dhe perspektivёn evropiane tё Shqipёrisё.
Dita e parё e vizitёs zyrtare tё Presidentit Nishani nё Izrael u mbyll me pjesëmarrjen nё Ceremoninё e organizuar me rastin e 90-Vjetorit tё lindjes sё Presidentit tё Shtetit tё Izraelit Shimon Peres.
Presidenti Nishani ndodhet pёr njё vizitё zyrtare nё Izrael, me ftesё tё Presidentit Izraelit Peres pёr tё marrё pjesё nё Konferencёn e 5-tё Presidenciale `Pёrballja me tё Nesёrmen`. Gjatё qёndrimit nё Izrael, do tё zhvillojё takime me Presidentin e Shtetit tё Izraelit Shimon Peres, Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe personalitete tё tjera politike dhe shoqёrisё civile.
Nderkohe kreu i shtetit dhe delegacioni qё e shoqёron vizituan vende tё shenjta dhe me vlerё historike, Qytetin e Vjetёr tё Jerusalemit dhe Murin e Lotёve, ku iu rezervua njё pritje e ngrohtë nga Rabini i Murit Perёndimor dhe Vendeve tё Shenjta, Shmuel Rabinowitz, me tё cilin zhvilloi njё bisedё miqёsore.

Takimi me Kryeministrin Netanyahu

Presidenti Nishani u prit nё njё takim nga Kryeministri i Shtetit tё Izraelit Benjamin Netanyahu.
Nё takim, Presidenti Nishani u shpreh se bazuar nё frymёn e njё miqёsie tradicionale dhe tё fortё ndёrmjet dy popujve dhe vendeve tona dhe duke marrё parasysh mundёsitё qё ofron tashmё vendi ynё, ka ende shumё hapёsirё pёr forcimin e bashkёpunimit ndёrmjet dy vendeve tona nё tё gjitha fushat me interes tё ndёrsjellё.
Kryeministri Netanyahu, pasi u dakordua me vlerёsimin e Presidentit Nishani, vuri nё dukje se Izraeli mund tё jetё shumё i pranishёm me investime, veçanёrisht nё turizёm dhe bujqёsi dhe theksoi se bashkёpunimi mes vendeve tona mund tё shtrihet nё ekonomi, kulturё, e deri nё fushёn e sigurisё.
Kryeministri Netanyahu e vlerёsoi situatёn nё Lindjen e Mesme dhe mё gjerё si shumё tё brishtё nga pikёpamja e sigurisё dhe stabilitetit, ndёrsa çmoi lart qёndrimet e Shqipёrisё pёr zhvillimet nё kёtё rajon.
Nё pёrgjigje, Kreu i Shtetit Nishani e garantoi Kryeministrin Izraelit Netanyahu se ky qёndrim do tё mbetet i pandryshueshёm, sepse bazohet mbi parime tё shёndosha dhe vlerёsime objektive pёr zhvillimet nё Lindjen e Mesme dhe mё gjerё.
Gjithashtu, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Repuklikës Bujar Nishani u prit në një takim edhe nga Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje në Knesset (Parlamenti i Izraelit), zoti Avigdor Liberman. Pas shkëmbimeve të mirëserardhjes, Liberman vlerësoi lart nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe miqësinë tradicionale mes Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit duke nënvizuar se Lufta e Dytë Botërore hapi një kapitull të ri në këto marrëdhënie.
Po sot, Presidenti Nishani mori pjesë ne Seancën Plenare të Hapjes së Konferencës së 5-të Presidenciale “Përballja me të Ardhmen”, e cila organizohet në kujdesin e Presidentit të Shtetit të Izraelit, zoti Shimon Peres dhe zhvillon punimet në Jeruzalem më 19-20 Qershor 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat