Radio si të policisë, fara kanabis dhe armë gjahu, çfarë u zbulua gjatë kontrollit! Vendosen në pranga dy të rinj

Shqipëria

Radio si të policisë, fara kanabis dhe armë gjahu, çfarë u zbulua gjatë kontrollit! Vendosen në pranga dy të rinj

Më: 23 mars 2024 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi gjatë kontrollit në automjetin ku udhëtonin iu gjetën 1100 fara kanabisi.

Në pranga ranë 34-vjeçari Agron Doçaj dhe 32-vjeçari Liridon Gjoka. Sipas uniformave blu, farat e kanabisit të gjetura në automjet i përkisnin 32-vjeçarit, që ishte edhe drejtuesi i makinës.

Ndërsa në banesën e Agron Doçajt, i cili ishte edhe pasagjer në mjet, u gjetën 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

Operacioni, për goditjen e tentativave për sigurimin e farave të cannabisit, me qëllim kultivimin.

Sekuestrohen 1100 fara cannabisi, 1 armë gjahu, 20 fishekë, 2 radio si të Policisë dhe 1 automjet.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i farave të cannabisit.

Në pranga dhe një shtetas tjetër që posedonte në banesë, 2 radio si të Policisë, 1 armë gjahu pa leje dhe municion luftarak.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit A. D., 34 vjeç dhe L. Gj., 32 vjeç.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat