Gonxhja me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit Grek, inkurajim mundësive të punësimit

Shqipëria

Gonxhja me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit Grek, inkurajim mundësive të punësimit

Më: 27 prill 2024 Në ora: 08:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi dje një takim me anëtarë të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, për të diskutuar mbi mundësitë sinergjike midis reformave dhe planeve të MEKI-t dhe objektivave të shoqatës.

Diskutimi përfshin inkurajimin e investimeve direkte të huaja, zhvillimin e arsimit profesional dhe forcimin e mundësive të punësimit.

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) luan një rol të rëndësishëm në nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve greke në Shqipëri, ku anëtarët e saj ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen e sipërmarrjes dhe janë të angazhuar në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare si ai industrial, energjitik, tregtar, infrastrukturor, bankar, ndërtim, telekomunikacione, shëndetësi, teknologji, dhe shërbime ligjore dhe fiskale.

“Angazhimi ynë i përbashkët, synon të çojë përpara rritjen ekonomike, zhvillimin kulturor dhe inovacionin në Shqipëri, krahas konsolidimit të sipërmarrjeve të të dy vendeve”, tha Gonxhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat