Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen katër automjete, njëra prej tyre e bërë ‘copë copë’!

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen katër automjete, njëra prej tyre e bërë ‘copë copë’!

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksidenti rëndë ka ndodhur në lagjen Gurra të Lezhës ku janë përplasur me njëra-tjetrën kaër automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se mjetet janë dëmtuar shumë, ndërsa më tepër njëra prej tyre e cila duket e shkatërruar.

Në rrugë janë shpërndarë pjesë të mjeteve, përfshirë xhama dhe pjesë të tjera.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat