U kap me armë, drogë dhe municion, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

Shqipëria

U kap me armë, drogë dhe municion, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tropojë pasi u kap me armë zjarri, drogë dhe municion luftarak.

I riu nga fshati Bujan u ndalua nga policia për një kontroll në vendin e quajtur “Dubrava”, ku në automjet i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.

29-vjeçarit Rr. M gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi tjetër kanabisi, tre karikatorë dhe municion luftarak.

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat