Operacionet kundër ngjarjeve kriminale, Balla: Në 24 orë 30 të arrestuar dhe proceduar në vend

Shqipëria

Operacionet kundër ngjarjeve kriminale, Balla: Në 24 orë 30 të arrestuar dhe proceduar në vend

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me sigurinë në vend.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Balla thekson se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe proceduar 30 shtetas nga qytete të ndryshme në vend.

“30 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan. Janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta.

Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, shprehet Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat