Ndodhi në sy të kryebashkiakut të Peqinit, bie në pranga njëri prej autorëve të një konfliktit ku u qëllua me armë

Shqipëria

Ndodhi në sy të kryebashkiakut të Peqinit, bie në pranga njëri prej autorëve të një konfliktit ku u qëllua me armë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:38
Bukurosh Maçi

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit ku u qëllua me armë në, ngjarje e ndodhur në nëntor 2023 në Peqin ku i pranishëm ka qenë dhe kryetari i bashkisë, Bukurosh Maçi. Në pranga ka rënë Adriatik Çeka i  shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

"Më datë 24.11.2023, në lagjen “Xhami”, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. L., shtetasi A. Ç. ka qëlluar me armë zjarri drejt tij." informoi sot policia.

I ndaluari ishte dënuar me parë për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje. 

"Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin,  të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat