Me kallash gati për qitje, tre të arrestuar në dy operacione në Mirditë. Policia parandalon dy ngjarje kriminale

Shqipëria

Me kallash gati për qitje, tre të arrestuar në dy operacione në Mirditë. Policia parandalon dy ngjarje kriminale

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Kallash

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, në dy operacione të ndryshme të zhvilluara në Qarkun e Lezhës.

Një operacion i koduar “Repsi” arrestoi në flagrancë dy vëllezër, të cilët sipas policisë po përgatiteshin të kryenin një ngjarje kriminale.

Në pranga përfunduan Besnik Gjoka dhe Prengë Gjoka. Ndërkaq, një operacion i koduar “Fani” bëri të mundur arrestimin e shtetasit, Nikollë Karaqi pasi posedonte armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi:

Strukturat e DVP Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar 2 operacione për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat