Operacionet kundër drogës, Softa: Të ndërtohet një strategji e re, duhet të goditen financuesit

Shqipëria

Operacionet kundër drogës, Softa: Të ndërtohet një strategji e re, duhet të goditen financuesit

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 20:17
Operacionet kundër drogës, Softa: Të ndërtohet një strategji e re, duhet të goditen financuesit

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në “Special Report”, në ABCNews foli për operacionet kundër drogës si edhe efektivët e përfshirë në lejimin e kultivimit të tyre.

Gjatë kësaj interviste, eksperti Softa tha se duhet të ketë një strategji të re lidhur me këto operacione. Sipas Softës policia nuk mund të mjaftohet vetëm me gjetjen e disa parcelave të kanabisit apo me arrestimin e një kryeplaku, por duhet të shkohet tek financuesit.

Së pari duhet të godasim personat që po e tregtojnë këtë gjë. Është një tregues i mungesës së kontrollit.Duhet të dimë si vijnë këto lëndë, kush i fut, si tregtohen? Problemi është se çfarë do të bëjmë me këto lëndë narkotike? Goditja në perimetrin e shkollës është një gjë shumë e rëndësishme, por dihet të përqendrohmi tek shpërndarësit dhe tek njerëzit që i financojnë këto.

Sa i përket pezullimeve të punonjësve të policisë që kanë rezultuar të përfshirë në kultivim të kanabisit, ai tha se përqendrimi i autoriteteve duhet padyshim të jetë tek financuesit. Duhet të përqendrohemi aty ku krimi është më i rrezikshëm. Ka disa prioritete dhe disa përparësi. Duhet të ndërtojmë një strategji të re për luftën ndaj kanabisit. Kemi parë që policia gjen parcelat heq disa punonjës që nuk reportuan, fut në burg kryeplakun, por qëndron këtu”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat