Zbulimi i parcelës me kanabis mes misrit në Vlorë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen edhe 300 kg drogë në proces tharjeje

Shqipëria

Zbulimi i parcelës me kanabis mes misrit në Vlorë/ 4 të arrestuar, sekuestrohen edhe 300 kg drogë në proces tharjeje

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Shkon në katër numri i personave të ndaluar për drogën në fshatin Bishan të Vlorës një ditë më parë. Bëhet fjalë për një 18 vjeçar, 40, 61 dhe 69 vjeçar.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se përveç 4900 bimëve narkotike, është gjetur gjithashtu edhe një sasi prej 300 kg, e cila ishte në proces tharjeje.

Ndërkohë, përveç dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur edhe 75 fishekë model 56.

Nga policia vijojnë hetimet për këtë ngjarje pasi dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë. Kujtojmë që aksioni antidrogë u krye një ditë më parë në fshatin Bishan nga policia e Vlorës dhe FNSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat