Vorë/ Përshtati një ambient për kultivim kanabisi, në kërkim një 46-vjeçar, nën hetim bashkëshortja

Shqipëria

Vorë/ Përshtati një ambient për kultivim kanabisi, në kërkim një 46-vjeçar, nën hetim bashkëshortja

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:11
Kanabis

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Vorë, bashkëshortja e tij nën hetim dhe një punonjës i OSSHEE-së në pranga.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Marikaj 2”, u zhvillua një kontroll në një magazinë, në përdorim nga 46-vjeçari K. K., ku është evidentuar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bashkëshortja e 46-vjeçarit ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat