Hapja e ambasadave në 1990-ën/ Kolaneci: Frika ishte e mbytur tek të gjithë njerëzit, Ramz Alia u ndje i kapur në lak

Shqipëria

Hapja e ambasadave në 1990-ën/ Kolaneci: Frika ishte e mbytur tek të gjithë njerëzit, Ramz Alia u ndje i kapur në lak

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:33
Esmeralda Kolaneci

Nga 2 Korriku 1990, me hyrjen nëpër ambasada dhe nisjen e tragetit të parë vazhduan largimet e para masive nga Shqipëria.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Dr. për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Esmeralda Kolaneci thotë se ngjarja e ambasadës e transformoi realitetin politik në Shqipëri teksa shton se frika ishte e mbytur në të gjithë njerëzit.

Me këtë veprim, ajo thotë se, Ramiz Alia u ndje i kapur në lak edhe i përdori të gjitha tentativat për të penguar largimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre.

Preç Zogaj: Ngjarja e ambasadave tregoi edhe një herë rendin e 2 shpejtësive midis ndryshimeve që po bënte Ramiz Aia dhe ndryshimeve që donte shoqëria sepse kishte ngelur guri i fundit i dominosë.

Esmeralda Kolaneci: Ambasadat e transformuan situatën dhe në aspektin politik dhe në qëndrimet që mbante Ramiz Alia. Frika ishte e mbytur në të gjithë njerëzit. Erdhën nga të gjithë rrethet e Shqipërisë për në ambasada. Ramz Alia u ndje i kapur në lak me këtë veprim edhe pse ka teori dhe qasje të ndryshme se kush i hapi dyert e ambasadave dhe pse qëndruan nga data 2 deri në 5 të hapura dhe në datën 6 u bë mbyllja drastike e tyre. Ramiz Alia preu ujin në ambasadë, i bëri të gjitha tentativat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat