“Çdo vonesë mund të jetë fatale!”, Luçiano Boçi në çeljen e fushatës së “Bashkë Fitojmë”: Beteja jonë, ndan të shkuarën nga e ardhmja

Shqipëria

“Çdo vonesë mund të jetë fatale!”, Luçiano Boçi në çeljen e fushatës së “Bashkë Fitojmë”: Beteja jonë, ndan të shkuarën nga e ardhmja

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:41
Kandidati i koalicionit për Bashkinë Elbasan Luçiano Boçi

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kandidati i koalicionit për Bashkinë Elbasan Luçiano Boçi ka deklaruar se ka qenë pikërisht nevoja për ndryshim ajo që e ka bërë të garojë si qytetar i parë i Elbasanit.

“Beteja jona, një betejë thelbësore parimesh që ndan të ardhmen nga e shkuara, nuk ka kurrfarë egoje personale politike, është betejë e pastër për qytetarët e vendit.

Ju ftoj të luftojmë me pasion e ta fitojmë me nder e respekt.

Elbasani im gjendet sot në udhëkryq. I thahet buza për rininë e larguar. Ajo që më ka sjellë para qytetarëve, është kërkesa për ndryshim, çdo vonesë mund të jetë fatale e mund të bëhet e pandreqshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat