Shqipėria

Presidenti Obama uron Nishanin pėr festėn e Kurban Bajramit

Bota Sot | 26.10.2012 19:46
Presidenti Obama uron Nishanin pėr festėn e Kurban Bajramit

Bashkėsitė fetare, ndihmė tė prekurve nga fatkeqėsitė, uria dhe sėmundjet”

Presidenti i Republikės, Bujar Nishani ka marrė njė mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barak Obama me rastin e Festės sė Kurban Bajramit, nė tė cilin urohen tė gjithė myslimanėt anembanė botės pėr njė Kurban Bajram sa mė tė gėzuar, duke uruar njėkohėsisht ata qė kanė pėrmbushur qėllimin e jetės sė tyre pėr tė bėrė haxhillėkun.

“Ashtu si edhe nė vitet e shkuara, mijėra amerikanė myslimanė ishin mes tre milionė pelegrinėve, tė cilėt u mblodhėn nė Mekė kėtė vit me devotshmėri pėr t’u lutur. Teksa kremtojnė Kurban Bajramin sė bashku me familjet dhe miqtė, myslimanėt do t’u shpėrndajnė gjithashtu ushqim njerėzve nė nevojė, duke nxjerrė nė pah rolin e rėndėsishėm qė luajnė bashkėsitė fetare nė shėrbim tė atyre qė janė mė tė pafat. Anembanė botės, bashkėsitė myslimane u janė bashkuar pjesėtarėve tė besimeve tė tjera fetare duke ndihmuar ata qė janė prekur nga fatkeqėsitė humanitare dhe ata qė vuajnė nga uria, sėmundjet dhe konfliktet”- thueht nė mesazhin e presidentit amerikan.

Mesazhi i Obamės vijon mė tej: Ndėrsa shėrbejnė edhe qė tė na rikujtojnė pėr rrėnjėt e pėrbashkėta tė feve tė lindura nga Abrahami, Kurban Bajrami dhe haxhillėku nėnvizojnė njėkohėsisht edhe vlerat e pėrbashkėta tė tė gjitha feve tė mėdha, pėrfshirė edhe rėndėsinė e tė ardhurit nė ndihmė ndaj atyre qė kanė mė tepėr nevojė pėr ndihmesė.

Nė emėr tė popullit amerikan, ju uroj ju dhe popullit tuaj njė Ditė tė Shenjtė tė gėzuar e tė bekuar! Gėzuar Bajramin!”- pėrfundon urimi i presidentit tė SHBA.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus