Shqipėria

Njė anije amerikane dhe 500 marinsa, nė portin e Durrėsit

Bota Sot | 26.10.2012 19:43
Një anije amerikane dhe 500 marinsa, në portin e Durrësit

Nė portin e Durrėsit kanė arritur mbi 500 marinsa amerikanė. Marinsat kanė arritur me anijen e marinės ushtarake amerikane "Uss Fort Mchenry (Lsd 43) Fpo 09569-1731".Anija ushtarake amerikane ėshtė ankoruar nė portin detar tė Durrėsit pasdite dhe sipas tė dhėnave paraprake ardhja e saj ėshtė bėrė nė kuadėr tė njė vizite portuale. Ardhja e saj ėshtė nė vijueshmėrinė e pėrpjekjeve tė Flotės sė 6-tė tė Shteteve tė Bashkuara pėr tė ndėrtuar partneritete globale me flotat e vendeve europiane nė kuadėr tė pėmirėsimit tė sigurisė dhe mbrojtjes sė flotave ushtarake tė vendeve tė Aleancės sė Atlantikut, raporton Shekulli online.Mėsohet se anija ushtarake amerikane "Uss Fort Mchenry (Lsd 43) Fpo 09569-1731" me 502 marinsa dhe anėtarė tė tjerė tė ekuipazhit nė bord do tė zhvillojė njė manovėr detare nė kuadėr tė njė stėrvitjeje tė pėrbashkėt me Flotėn Detare tė Shqipėrisė. Anija ushtarake do tė qėndrojė pėr gjashtė ditė nė portin e Durrėsit nė kalatėn numėr 5. Sipas programit paraprak, tė hėnėn dhe tė martėn pėr dy ditė me radhė marinsat amerikanė do tė zhvillojnė njė stėrvitje tė pėrbashkėt nė det, me anijet e flotės detare pėr operacionet e kėrkim-shpėtimit nė det tė hapur, nė rast fatkeqėsish njerėzore apo incidentesh detare.

Burime nga Kapiteneria e Pėrgjithshme e porteve bėnė me dije se, gjatė 6 ditėve tė qėndrimit tė anijes amerikane nė Portin e Durrėsit pritet tė ketė edhe vizita nga pėrfaqėsues tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe autoriteteve tė tjera, ndėrsa marinsat kanė parashikuar ture vizitash nė qytetin e Durrėsit dhe tė Tiranės, si dhe nė sitet arkeologjikė tė vendit. "Uss Fort Mchenry (Lsd 43) Fpo 09569-1731" ėshtė e dyta anije ushtarake amerikane, qė vjen pėr vizitė gjashtė ditore nė portin e Durrėsit. Nė 24 prill, 685 ushtarė amerikanė kanė mbėrritur nė Durrės pėrmes anijes ushtarake zbarkuese "Uss Gunston Hall", e cila qėndroi nė ujėrat tona pėr 4 ditė ku dhe u zhvilluan manovra tė ndryshme zbarkimi. Anija ushtarake ėshtė e gjatė 186 metra.

Komentet

Komente (1) | Kthehu

paskan arrdh me siguru arrdhjen e sekretares klinton.jo qe ika mar malli per shqipri ahahahha

llaki @ 27/10/2012 11:54