Shqipėria

"Nė kėto vite opozita ka ndjekur politikė bllokuese"

Bota Sot | 14.10.2012 17:04
"Nė kėto vite opozita ka ndjekur politikė bllokuese"

Deputeti PD-sė, Fatbardh Kadilli flet pėr zhvillimet politike

Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, nė intervistėn dhėnė nė studion e “ABC News”, thekson se Partia Socialiste ka ndjekur mėe vetėdije njė linjė politike bllokimi ndaj reformave, tė cilat afrojnė vendin me Bashkimin Europian. Sipas tij, tė njėjtin qėndrim po mbajnė edhe me 3 kriteret qė Komisioni Europian i ka lėnė pėr detyrė Shqipėrisė pėr tė plotėsuar.
“Deri mė sot pėrballė Brukselit Rama ka mundur tė gjejė kauza nė dukje parimore, si transparenca e zgjedhjeve. Por kur shkon nė Bruksel dhe thua se nuk voton Gjykatėn e Lartė pėr Fierin, qė ėshtė lojė pushteti e jo parimesh, aty pėrfundoi ēdo lojė hileqare e Ramės. Dhėnia e statusit ishte shuplakė pėr Ramėn”, u shpreh Kadilli.
Pėr ligjvėnėsin demokrat, nėse do tė vijohet me kėtė linjė bllokimi pėr procesin e integrimit, atėherė do tė jenė vetė qytetarėt qė nė zgjedhjet e 2013 do ta ndėshkojnė Partinė Socialiste.
“Do ishte e turpshme qė PS tė vazhdojė bllokimin. Ndihet nervozizmi dhe nėse do tentojnė tė vazhdojnė me kėtė linjė politike do tė ndėshkohen nga qytetarėt shumė mė ashpėr nė 2013”, deklaroi ai.
Nė analizėn e tij, Fatbardh Kadilli thekson se kanė qenė deputetėt socialistė, qė pėrmes bojkotit parlamentar nė mėnyrė absurde, kanė dėmtuar procesin integrues tė Shqipėrisė.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus