Shqipėria

Basha nė panairin “Work & Study”: Vendet e punės t’i orientojmė nga rinia

Bota Sot | 12.10.2012 20:40
Basha në panairin “Work & Study”: Vendet e punës t’i orientojmë nga rinia

Aktiviteti organizohet nga Bashkia dhe Dhoma e Industrisė dhe Tregtisė tė Tiranės

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha ka marrė pjesė nė panairin Work & Study”, i cili organizohet nga Bashkia e kryeqytetit dhe Dhoma e Industrisė dhe Tregtisė tė Tiranės. Basha e ka vėnė theksin tek punėsimi i tė rinjve tė kryeqytetit, si njė nga prioritete e institucion it qė ai drejton. Ai vuri nė dukje set ėshtė firmosur edhe njė marrėveshje me Dhomėn e tregtisė pėr punėsimin e 200 tė rinjve, ndėrkohė qė parashikohet tė punėsohen 250 tė tjerė.

“Bashkėpunimi me Dhomėn e Tregtisė nuk kufizohet vetėm tek kjo marrėveshje. Siē e tregon panairi i sotėm, kjo frymė bashkėpunimi shtrihet nė tė gjithė bizneset e Tiranės e po kėshtu edhe tek universitetet e Tiranės, tė cilėt janė agjentė tė fuqishėm tė punėsimit nė qytetin tonė. Punėsimi ėshtė prioriteti numėr njė i Bashkisė sė Tiranės. Mes mijėra prioritetesh tė tjera, tė shtrira nė nivel shtėpish, blloqesh, lagjesh tė gjithė qytetit ėshtė dhe do tė mbetet prioriteti im i parė’- theksoi Basha.

Ai tha se ėshtė fokusuar nė tre drejtime, qė janė: pėrmirėsimi i klimės sė biznesit, punėt publike dhe orientimi i vendeve tė punės drejt rinisė.
“Shtylla kurrizore e punėsimit ėshtė dhe do tė mbetet biznesi, nė veēanti ai i vogėl dhe i mesėm. Sipas tė dhėnave tė Tatim-Taksave, gjatė vitit qė lamė pas, nė Tiranė u krijuan 6090 vende tė reja pune, kryesisht nga biznesi i vogėl dhe nga biznesi i mesėm. Ky ėshtė njė impakt i drejtpėrdrejtė i klimė sė re miqėsore, qė qyteti ka krijuar me biznesin, i vendosmėrisė sonė pėr tė thjeshtuar tarifat dhe pėr t’i ulur dhe eleminuar ato, pėr tė vazhduar njė proces tė pandalshėm tė uljes sė taksave dhe pėr ta bėrė mbledhjen e taksave njė proces sa mė transparent, tė drejtė dhe tė barabartė”- vijoi kryebashkiaku Basha.
Sipas tij punėt publike qė kanė nisur anembanė Tiranės kanė siguruar deri tani 250 vende tė reja pune, dhe ėshtė vetėm 1/3 e punėve publike, ndėrkohė qė tė tjera priten tė hapen dhe me volume mė tė mėdha, nė mėnyrė qė qyteti tė pėrfitojė edhe 1000 vende tė tjera pune.
“Shpresoj se nė fund tė ekzekutimit tė punėve publike tė parashikuara nė buxhetin e vitit 2012, tė cilat po kėshtu po prokurohen nė mėnyrė transparente dhe nė respekt tė plotė tė ligjit, qyteti i Tiranės do tė fitojė edhe 1000 vende tė reja pune dhe kėtu nuk llogaris ato punė madhore, tė cilat po kryhen nė bashkėpunim edhe me fondet e qeverisė shqiptare, si Unaza e Madhe e qytetit apo ndėrhyrje tė tjera nė infrastrukturė tė cilat nė vetvete pėrllogariten tė kenė krijuar mbi 400 vende tė tjera tė reja pune’- tha ai.
Duke iu referuar angazhimit tė tij pėr orientimin e vendve tė punės nga rinia, ai tha se nė njė qytet q ėka afro 100 mijė studentė ka kėrkesa tė mjaftueshme pėr vende pune.
“Pikėrisht nė kėtė kuadėr, ajo qė kemi nisur me Dhomėn e Tregtisė, shkėmbimi i informacionit midis punėkėrkuesve dhe punėdhėnėsve ėshtė diēka qė Bashkia do tė vazhdojė ta ndjekė me prioritet tė madh”.

Nė fund tė fjalės sė tij Basha deklaroi se buxhetit tė vitit 2013. Bashkia e Tiranės nė kėtė buxhet do t’i propozojė Kėshillit Bashkiak, njė fond prej 2 milionė eurosh, i cili do tė pėrdoret pėr tė garantuar dhe kredituar ndėrmarrjet e reja tė vogla dhe tė mesme tė nisura nga qytetarė tė Tiranės, nėn moshėn 35 vjeēare.

“Unė kam besim tė plotė se kėsaj pėrpjekje tonės, e cila nė themel ka besimin tek biznesi i vogėl, besimin tek sektori privat, si gjeneratori mė i sigurtė i vendeve tė punės, do t’i bashkangjiten sė shpejti fonde private apo jo qeveritare me tė cilat jemi nė diskutime, por edhe vetė qeveria e Shqipėrisė nė mėnyrė qė ky fond brenda vitit 2013, tė arrijė jo mė pak se 6 milionė euro, para qė do tė destinohen tėrėsisht pėr garantimin dhe kreditimin me interesa tė ulta tė qytetarėve tė Tiranės, nėn moshėn 35 vjeēare, tė cilėt duan tė hapin biznesin e tyre”- theksoi Basha.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus