250 krerë bagëti i mbyt rrufeja

Shqipëria

250 krerë bagëti i mbyt rrufeja

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:52
Pamje nga video

Rrufeja ka mbytur rreth 250 krerë bagëti në një stan në fshatin Zaj të njësisë administrative Selitë të Mirditës në Shqipëri.

Ngjarja është regjistruar pasditen e 11 qershorit në stanin e quajtur “Veni Valmor”.

Rreth orës 17:30 në zonën ku ndodhet stani ka pasur rrebesh shiu i cili është shoqëruar me bubullima e vetëtima.

Bagëtitë e imëta, dele, dhi, keca e shqerra ishin në pronësi të shteteses Prena Buruku.

Dëmi ekonomik i shkaktuar është i konsiderueshem, ndërsa bagëtitet e ngordhura janë ende në mal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat