Shtyhet liberalizimi deri në vitin 2020? Profesori ndërkombëtar: Qasja e BE-së e gabuar, qytetarët e Kosovës e meritojnë

Politika

Shtyhet liberalizimi deri në vitin 2020? Profesori ndërkombëtar: Qasja e BE-së e gabuar, qytetarët e Kosovës e meritojnë

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 22:13
Valon Murtezaj

Çështja për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian për Kosovën, sipas zyrtarëve të Qeverisë se Kosovës, nuk është futur as kësaj radhe në agjendën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 6 dhe 7 dhjetor të këtij viti.

Kjo sipas tyre, ka ndodhur pas skepticizmit të shprehur nga vende të caktuara anëtare të Bashkimit Evropian, për një vendim pozitiv për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave.

Ndërsa, lëvizje pa viza për qytetarët e Kosovës po mendohet të mundësohet vetëm tek në vitin 2020.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit profesori ndërkombëtar, Valon Murtezaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qasja e Bashkimit Evropian në rastin e liberalizimit të vizave është e gabuar.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë evropianë dhe e meritojnë të lëvizin të lirë pa viza në Evropë.

“Qasja e Bashkimit Evropian në rastin e liberalizimit të vizave është e gabuar. Qytetarët e Kosovës janë evropiane dhe e meritojnë të lëvizin të lirë pa viza në Evropë. Evropa duhet ta konsiderojë Kosovën shtet dhe ta pranojë në familjen e saj bashkë me vendet tjera. Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat evropiane dhe kanë orientim të qartë evropian”, ka thënë Murtezaj.

Tutje, ish-zëvendësministri ka nënvizuar se Bashkimi Evropian duhet t’i mundësojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza.

“Prandaj BE duhet t’i mundësojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza pa vonesë”, ka përfunduar profesori ndërkombëtar, Valon Murtezaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat