“E turpshme ajo që bëri Vuçiq”, zyrtarja e BE-së, thirrje të fortë: Të merret kjo masë ndaj Serbisë për ndalimin e shtetasve të Kosovës

Politika

“E turpshme ajo që bëri Vuçiq”, zyrtarja e BE-së, thirrje të fortë: Të merret kjo masë ndaj Serbisë për ndalimin e shtetasve të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:27
Kati Schneeberger

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka folur pas ndalimit të shtetasve të Kosovës nga policia serbe në kufirin me Kroacinë.

Ajo ka thënë për gazetën “Bota sot”, se me ndalimin dhe arrestimin e policëve të Kosovës, Serbia po bën akte fëmijërore dhe të trupshme.

“Me ndalimin e shtetasve të Kosovës në kufirin e Serbisë dhe arrestimin e Dejan Jankoviçit, zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, pas vendimit për hapin e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Serbia po ia bën budallallëkun e plotë vetvetes. Akte të tilla kundërshtimi janë tipike për fëmijët e vegjël trevjeçarë. Kjo është e turpshme dhe e padenjë për një vend kandidat për në BE”, ka deklaruar Schneeberger.

Ajo ka theksuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç u arrestua, derisa krimineli Milan Radojçiq gjendet ende në liri.

Si ndëshkim ndaj këtij veprimi të Serbisë, zyrtarja e BE-së, ka propozuar që BE-ja të ndalojë fondet për Serbinë.

“Vuçiq më në fund duhet t'i japë fund kësaj dhe përshkallëzimeve të tjera. Derisa Dejan Jankoviç është në burg në Serbi, Milan Radoiçiq, i cili kërkohet nga Interpoli, është ende i lirë në Serbi. Për fat të keq, politika e zbutjes ka dështuar dukshëm dhe më në fund nevojiten masa efektive kundër politikës së përshkallëzimit të Vuçiqit, siç është ndalimi i fondeve të BE-së për Serbinë”, ka theksuar Schneeberger për “Bota sot”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është liruar mbrëmë vonë nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.

Ai ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë.

“Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”, ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.

Kryeministri Albin Kurti, e konsideroi si hakmarrje të Serbisë ndalimin e udhëtarëve të mërkurën në pikëkalimet kufitare në Serbi. Kjo, sipas Kurtit, është paralajmëruar edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se Serbia u hakmor kësisoj një ditë pasi Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke shtuar se qindra persona janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi.

“Ata janë ndaluar si rezultat i një konference për media të cilën e pati të shtunën që shkoi presidenti i Serbisë ku ai tha që në javën që vjen Serbia kudo që ushtron pushtet dhe kontroll efektiv, do të fillojë që të hakmerret. Anda,j edhe ajo çfarë po ndodh në këtë javë është paralajmëruar të shtunën që shkoi kur presidenti i Serbisë vizitoi njësitet ushtarake ‘Kobra’ në ditëlindjen e tyre – një njësit të cilën ne e patëm akuzuar në mes të qershorit të vitit të kaluar që i ka rrëmbyer tre policët tanë në veri të Kosovës. Pikërisht në ditëlindjen e Njësitit Special Ushtarak, i cili i kishte rrëmbyer policët tanë, presidenti i Serbisë e paralajmëroi këtë përndjekje të të tjerëve të cilët ai i konsideron të padëshirueshëm, duke filluar prej shqiptarëve të Kosovës e atyre ne Luginë e deri të serbet në Kosovë, të cilët janë integruar në institucionet tona. Duket që arrestimi masiv i cili është bërë – me ç’rast qindra qytetarë civilë janë lënë pa medikamente, pa ushqim pa ujë për pothuajse një ditë të plotë – është rezultat i suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentar në KiE dhe si një hakmarrje intensive u bë kjo përndjekje e ky ndalim në masë”, ka thënë Kurti.

Për këtë rast, kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur SHBA-ja është e shqetësuar për atë se çfarë ka ndodhur në kufijtë serb.

“Jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e z. Jankoviq”, ka thënë Hovenier para gazetarëve./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat