“Ishte telefonata e Macron…”, juristi nga Belgjika zbardh prapaskenat e presioneve ndaj Kurtit – ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve!

Politika

“Ishte telefonata e Macron…”, juristi nga Belgjika zbardh prapaskenat e presioneve ndaj Kurtit – ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve!

Nga: A.M. Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:02
Emmanuel Macron dhe Albin Kurti

Asocia cioni vazhdon të jetë një nga ccështjet më të përfolura dhe problematike, sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi.

E në këtë pjesë, qeverisë Kurti kohëve të fundit i është shtuar presioni për themelimin e tij, madje ka zëra se kjo po kushtëzohet me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

E për këtë temë, në një bashkebisedim për “Bota sot” ka folur juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Së pari, ai u shpreh se Asocaicioni ka gjasa të mëdha të jetë kusht për anëtarësim të Kosovës në KiE.

“Se trysnia ndaj Kosovës nuk po ndalet, tregon edhe intensiteti i presioneve të shtuara, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Europës, që do të mbahet me 15 dhe 16 maj, me ç’rast definitivisht duhet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Paraprakisht me 16 prill, Asamblea Parlamentare e KE me shumicë të 2/3 të votave miratoi Raportin e Dora Bakojanis, që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në KE. Mirëpo, për miratimin e këtij raporti, disa anëtare të BE-së kishin kushtëzuar Kosovën me zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për faljen e 24 ha tokë manastirit të Deçanit, që Kosova e zbatoi.

Se formimi i Asociacinit të komunave me shumicë serbe mund të jetë kusht për këtë anëtarësim, u paralajmërua edhe gjatë debatit të Asamblesë Parlamentare në Strasburg, sepse përveç Serbisë, një përfaqësuesit të Malit të Zi dhe një nga Bosna e Hercegovina, si dhe përfaqësuesë nga Italia, Gjermania dhe Franca paraqitën amandamente për formimin e Asociacionit, që u refuzuan me shumicë të votave”, nënvizoi juristi nga Belgjika.

Po ashtu, Musliu se në vazhdën e kushtëzimeve të vazhdueshme për themelimin urgjent të Asociacionit ishte edhe telefonata e Macron.

Image
Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

“Në kontekstin e këtyre kushtëzimeve ishte edhe telefonata e presidentit të Francës, Emanuel Macron me kryeministrin Kurti, të martën e kaluar, i cili nga kryeministri Kurti kërkoi formimin sa më të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Asociacionit. Kurse një ditë më vonë, të mërkurën, kryeministri Kurti në Gjarmani u takua me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili Kurtit i kërkoi që të bëjë « përparim urgjent » për themelimin e Asociacionit. Po ashtu, ditë më parë, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Kosova duhet të bëjë hapa të prekshëm, duke nënkuptuar dërgimin e dreft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtyeyuese për vlerësim, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të KiE”.

Në vazhdim, jursiti nga Belgjika kritikoi ndërkombëtarët për presionin që po ia bëjnë Kosovës dhe Kurtit për të themeluar Asociacionin, duke keqpërdorur momentumin e KiE-së.

“Presioni është shtuar, sepse duke konsideruar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, shtetet e QUINT- it, dhe jo vetëm, mendoj se po e keqpërdorin momentumin, për t’a detyrojnë Kosovën që t’i ndërmerr hapat drejt formimit të Asociacionit. Kushtëzimet dhe presionet joparimore dhe arbitrare të ndërkombëtarëve ndaj Kosovës, janë kundër parimeve bazë të dialogut, sepse kjo rrezikon t’a ndryshojë rolin dhe statusin e viktimës me agresorin, në rastin konkret, duke favorizuar regjimin autoritar të Beogradit, ndërkombëtarët po i justifikojnë edhe politikat destruktive të Serbisë”, shpjegoi Musliu.

Më tej, ai tha se që nga nisja e bisedimeve, ndërkombëtarët nuk e kanë trajtuar Kosovën në mënyrë të barabartë me Serbinë.

“Mendoj se nuk është e drejtë, e as e moralshme që shtetet e QUINT-it, të cilat ishin ndër kontribuesit kryesor për pavarsinë e Kosovës, ta kushtëzojnë Kosovën vetëm pse ajo zbaton ligjin dhe Kushtetutën dhe ushtron sovranitetin në territorin e saj, kurse Serbia, e cila që nga fillimi kishte roj destruktiv dhe destabilizues, vazhdon të përgëdhelet. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i “lehtësuar” nga BE-ja dhe zvarritja e këtij procesi duke hyrë në një labirint politik pa dalje, fatkeqësisht apo fatmirësisht ka nxjerr nër shesh hipokrizinë dhe paaftësinë e BE-së dhe marrjen e vendimeve të gabuara që shpesh herë shkaktuan tensione mes Kosovës dhe Serbisë.

Që nga fillimi i dialogut, faktori ndërkombëtar, Kosovën asnjëherë nuk e ka trajtuar si palë të barabartë me Serbinë, sepse kastat e kaluara politike, të shantazhuara dhe të inkriminuara, në vazhdimësi u treguan servil dhe të nënshtruar duke ia plotësuaar kërkesat e Serbisë, që ishin në dëm të Kosovës”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, duke parë këtë presion të ndërkombëtarëve, juristi nga Belgjika kërkoi nga Kosova të hartojë një draft-statut tjetër dhe ta dërgojë në Kushtetuese.

Megjithëse, juristi konsideroi se formimi i Asociacionit që nga fillimi ka qenë projekt i dështuar.

“Meqenëse shtetet e QUINT-it po e kushtëzojnë dhe kërcënojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin, gjykoj se Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një draft-statut tjetër, që edhe Gabriel Esckobar ishte pajtuar kohë më parë, dhe t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësim, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të KiE, si një nismë e mbarë. Pas kësaj, formimin e Asociacionit, Kosova duhet t’a kushtëzojë Serbinë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Udhërrëfuesin e Ohrit të vitit të kaluar.

Me bindje të thellë them se, Serbia asnjëherë nuk do të pranojë Asociacion në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, që personalisht konsideroj se formimi i Asociacionit që nga fillimi ka qenë projekt i dështuar, sepse fillimisht Serbia ka qenë e interesuar për aneksimin e pjesës Veriore të Kosovës, në pamundësi të kësaj, të formohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive që do t’ia mundësonte Serbisë prezencën dhe ushtrimin e institucioneve të saj në Kosovë.

Fatkeqësisht ndërkombëtarët ende nuk po kuptojnë se, Asociacioni është një fantom që e ka shpikur Serbia, për mos t’a zgjidhur problemin e Kosovës me Serbisë”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat