Arrestimi i Jankoviç / Kërkohen urgjentisht hetime për këtë çështje – ja pse Kosova mund të jetë në rrezik!

Politika

Arrestimi i Jankoviç / Kërkohen urgjentisht hetime për këtë çështje – ja pse Kosova mund të jetë në rrezik!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 prill 2024 Në ora: 08:07
Dejan Jankoviç

Ditë më parë zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç ishte ndaluar më 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën me Serbinë dhe akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës në Facebook.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme Jankoviç u lirua dhe mbeti të kthehej në Kosovë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, tha pas lirimit të Jankoviqit të enjten vonë se ai "ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë".

Ndalimi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, është bërë “me qëllim të vërtetimit të fakteve dhe kontrolleve të nevojshme lidhur me sigurinë e Republikës së Serbisë”. Ndërsa sipas autoriteteve të Kosovës Jankoviq ishte në mesin e 10 zyrtarëve kosovarë që u ndaluan nga autoritetet serbe më 17 prill. Të gjithë prej tyre janë liruar tashmë.

Lirimi i tij erdhi pak orë pasi Departamenti amerikan i Shtetit tha që pret lirimin e menjëhershëm të Jankoviqit.

Mirëpo pas lirimit të Jankoviq a duhet të ketë një reagim më të ashpër ndërkombëtar për sjelljet e tilla të Serbisë?

Shala: Të hetohet intervistimi që është bërë nga autoritetet e Serbisë

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai e sheh situatën e sigurisë mjaftë të delikate dhe se marrja në pyetje nga autoritetet e Serbisë është rrezikim i jetës së tyre dhe zyrtarëve policor të Kosovës.

“Situata tani është tejet delikate nga aspekti siguris duke konsideruar që efektivët tanë janë të ndalur në mënyre arbritrare nga ana e Beogradit zyrtar përmes strukturave inteligjente të tyre duke i intervistuar për funksionet e tyre dhe duke marrë informacione nga udhëtarët që janë pyetur edhe për procesi i luftës së UÇK-së.

Intervistimi në bazë të informacioneve tani brenda strukturave të sigurisë janë marrur në pyetje në Rashkë (repartet ushtarake) duke nënkuptuar që kemi të bëjmë këtu me veprime konkrete të planifikuar nga ana e tyre ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës.

Duhet vihet në pah këtu që këta policë kanë neglizhuar punën dhe përgjegjësit e tyre duke mos marrë në konsideratë situatën e sigurisë në mes dy vendeve duke kaluar nëpër territor të Serbisë dhe kështu duke rrezikuar edhe jetën e tyre por edhe institucionin ku punojnë”, u shpreh ai.

Image
Drizan Shala

Ndër të tjera, ai shtoi që bashkësia ndërkombëtare ka bërë një anashkalim të presionit ndaj Serbisë dhe se duhet një hetim i detajizuar i intervistimit në mënyrë që të vlerësohet dëmi i shkaktuar.

“Pra bashkësia ndërkombëtare në bazë të asaj që po shfaqet vërehet një anashkalim të presionit që do të duhej t’i bëhet Serbisë për ndaljen e këtyre veprimeve tejet shqetësuese ndaj institucioneve tona.

Pas intervistimit që përfundoi është mirë që PK dhe IPK si mekanizmat tjeret të fillojnë një hetim të detajuar se çka është thënë në ato intervistimet por edhe të bëhet një vlerësim i dëmit që kanë mund të shkaktojnë këta zyrtarë, institucioneve tona të sigurisë.

Në anën tjetër mund të themi që ka shkelje të marrëveshjeve por edhe mbi gjitha qytetarët tanë që familjarët e tyre i kanë në institucionet mund të jenë target nga Serbia”, shpjegoi eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Burjani: Disa arsyje që bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e ashpër me Serbinë

Ndërsa juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, radhiti disa nga arsyet që presioni ndaj Serbisë është i drejtë të bëhet në mënyrë që Kosova të ketë hapur shumë dyer në arenën ndërkombëtare.

Image
Blerim Burjani

“Normal se pa ndonjë presion më të madh, Serbia nuk merr parasysh.

Janë disa arsye që nëse Serbisë i bëhet presion nuk do ta pengonte Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare;

për të nxjerr një rezolutë në OKB për gjenocid në B dhe H;

për mosthemelim të Asociacionit, për shkak se Serbia e konsideron se është mashtruar nga BE dhe SHBA”, foli Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat