Rexhep Selimi “godet” Hashim Thaçin: Ka luajtur mend ose… - Bota Sot
Rexhep Selimi “godet” Hashim Thaçin: Ka luajtur mend ose…

Politika

E shtunë, 22 shtator 2018

Rexhep Selimi “godet” Hashim Thaçin: Ka luajtur mend ose…

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 shtator 2018 Në ora: 12:19
Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë të enjtes ka deklaruar në një konferencë për media se nuk mund të ketë njohje nga Serbia pa demarkimin e kufijve.

“Korrigjimi i kufijve nënkupton njohje direkte nga Serbia për pavarësinë e Kosovës, e kjo nënkupton njohje të vendeve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Kërkesa e lidershipit të Luginës është e drejtë e saktë dhe me kohë, dhe njëkohësisht shpreh vullnetin e qytetarëve. Prandaj do të ishte me shumë rendësi qe ekipi negociator të funksionalizohet, në mënyrë që të lëvizet përpara”, ka deklaruar presidenti.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit të Kosovës, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke thënë se ai po luan me qytetarët e Kosovës dhe nuk lë gurë pa lëvizur vetëm që ta realizoje atë çfarë kërkon Serbia në bisedime.

“Thaçi, ose ka luajt mendsh ose po luan me qytetaret e Kosovës, ose të dyja bashkë. Kjo përveç se është e pasakte është edhe tallje me inteligjencën tonë.  Ai njeri nuk len gur pa lëvizur vetëm që ta realizoje atë çfarë kërkon Serbia në bisedime”, ka potencuar Selim për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test